blog-post

Postuar më: 16-06-2026

Unifikimi i praktikës gjyqësore në kontestet për kompensimin e dëmit dhe parashkrimin

Më 16-17 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar tryezën “Unifikimi i praktikës gjyqësore në kontestet për kompensimi e dëmit dhe parashkrimin”.

Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Albert Zogaj – Gjyqtar në Gjykatën Suprem dhe z. Zenel Leku - Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Tryeza ka për qellim eliminimin e divergjencave në vendimmarrje duke u bazuar në çështjet e identifikuara, të cilat ndërlidhen me: dëmin jo material; shpërblimi në të holla; specifikimi i kërkesave për kategoritë kompensuese sipas LMD-së; baza juridike; caktimi i lartësisë së kërkesëpadisë si dhe kriteret për caktimin e lartësisë për shpërblimin në të holla. Parashkrimi në marrëdhëniet e detyrimeve; llogaritja e afatit të përshkrimit; ndërprerja dhe ndalja e parashkrimit. Fitimi i humbur; renta e arritur dhe renta për të ardhmen; të provuarit dhe mjetet provuese dhe ndryshimi i vendimeve që i referohen fitimit të humbur.

Metodologjia e tryezës është kombinim i shpjegimit, përcjellur me shembuj praktik dhe diskutime të përbashkëta, në mënyrë që secili nga pjesëmarrësit të jetë aktiv gjatë gjithë kohës së tryezës në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat.

Përfitues: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, Gjykatave Themelore nga te gjitha regjionet e Kosovës dhe zyrtar nga Dogana e Kosovës.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :