Unifikimi i Praktikës Gjyqësore në Rastet nga Procedura Përmbarimore
Më 10 Shkurt 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë: “Unifikimi i Praktikës Gjyqësore në Rastet nga Procedura Përmbarimore ”.
Panelist të angazhuar janë: z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme te Kosovës.
Qëllimi i kësaj tryeze është unifikimi i praktikës gjyqësore në procedurën përmbarimore, përmes sqarimit të kufijve të ekzaminimit dhe zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore nga të gjitha instancat. Trajnimi synon forcimin e sigurisë juridike dhe konsolidimin e praktikës gjyqësore në përputhje me parimin e rigorozitetit formal dhe mbrojtjen e të drejtave të palëve.
Metodologjia e zbatuar gjatë tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: Gjyqtarët e gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore.

Postuar më: 10-02-2026