
Veçoritë e Konfliktit të Jurisdiksionit të Plotë dhe Ekspertiza në Konfliktin Administrativ
Më 22 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Veçoritë e Konfliktit të Jurisdiksionit të Plotë dhe Ekspertiza në Konfliktin Administrativ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kreshnik Kaçiu, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamenti për Çështje Administrative dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drjetësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth trajtimit të rolit dhe shpjegimin e veqorive të konfliktit të jurisdiksionit të plotë dhe ekspertizës në konfliktin administrativ. Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktik hipotetik mbi parimet dhe rregullat kryesore të Ligjit të ri për konfliktet administrative dhe punës në grupe. Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Themelore dhe bashkëpuntorë profesional.
Postuar më: 22-04-2025