blog-post

Postuar më: 19-05-2026

Veprat e dhunës në familje: Përgjigja efektive e drejtësisë penale

Më 19-20 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Këshilli i Evropës – Përafrimi i ligjeve dhe Politikave me Konventën e Stambollit, është duke realizuar trajnimin me temë “Veprat e Dhunës në Familje: Përgjigja efektive e Drejtësisë Penale”.

Trajnues të angazhuar: znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Speciale, z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë , Ariana Qosaj Mustafa, konsulente vendore e Këshillit të Evropës.

Qëllimi i Trajnimit është forcimi i kapacitetetve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë për trajtimin efektiv të rasteve të DhNG, DhF dhe DhBGj, në përputhje me legjislacionin vendor, standardet ndërkombëtare dhe kërkesat e Konventës së Stambollit, duke siguruar qasje të përqendruar tek viktima dhe përgjegjësi për kryerësit e dhunës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli themelore nga të gjitha regjionet, prokurorë nga niveli themelorë nga të gjitha regjionet, bashkëpuntorë profesional dhe zyrtarë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :