blog-post

Postuar më: 29-04-2025

Veprat penale kundër detyrës zyrtare

Më 29-30 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Kujtim Munishi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është zhvillimi i njohurive të pjesëmarrësve përkitazi me veprat penale të korrupsionit, me fokus te disa vepra penale specifike të cilit më së shpeshti paraqiten në praktikën gjyqësore, të zhvillohen njohuritë e posaçme për të trajtuar elementet e këtyre veprave penale, do të trajtohen dashja dhe qëllimi për realizimin e përfitimit për vete apo personin tjetër, shkaktimin e dëmit apo shkelja e të drejtave të personave tjerë.

Metodologjia e trajnimit trajnimit do të përdoren metoda të kombinuara prezantimi nga ana e trajnuesit dhe metoda interaktive me qëllim të nxitjes së diskutimeve përmes rasteve praktike.

Përfitues: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor, prokurorë nga PSRK dhe hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :