Veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe krimi i organizuar me theks te veçantë te prokurimi publik
Më 01-02 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe krimi i organizuar me theks te veçantë te prokurimi publik”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Kurtaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit dhe z. Admir Shala, Prokurorë në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është shtjellimi i Keqpërdorimit kundër detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit, konflikti i interesit, keqpërdorimi apo mashtrimi ne prokurimin publik, si këto vepra penale mund të kryhen në kuadër të formës së krimit të organizuar, dhe kur këto vepra penale kryhen përmes veprimeve që rrjedhin nga prokurimi publik ku e mira publike që cenohet është buxheti i vendit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me interpretimin, prezantim në PowerPoint, diskutime trajtim të rasteve hipotetike dhe trajtim nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Postuar më: 01-04-2026