blog-post

Postuar më: 10-06-2025

Veprat penale kundër integritetit seksual

Më 10-11 Qershor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Veprat penale kundër integritetit seksual”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Albina Shabani Rama, Kryetare në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe z. Ramadan Gashi, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është zhvillimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me integriteti seksual, ku qëndron dallimi midis sulmit seksual dhe ngacmimit seksual, cili është dallimi midis viktimës dhe të dëmtuarës. Metodologjia e trajnimit do ti kontribuojnë metodat e prezantimit përmes PowerPoint, punës në grupe dhe përdorimi i rasteve praktike.

Përfitues: gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional nga gjyqësori dhe prokuroria.

Shpërndaje :