Veprat penale kundër integritetit seksual
Më 12 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Albina Shabani Rama, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Shpëtim Peci, Prokurorë në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është ofrimi i sqarimeve mbi veprat penale kundër integritetit seksual, karakteristikat e tyre dhe rolin e prokurorit në hetimin e këtyre rasteve, me fokus të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve dhe shmangien e paqartësive në praktikë.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe hetues.

Postuar më: 12-03-2026