
Veprat penale kundër integritetit seksual - Drejtësia për fëmijë
Më 23-24 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me KOMF është duke realizuar trajnimin “Veprat penale kundër integritetit seksual - Drejtësia për fëmijë”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Albina Shabani Rama – Kryetare, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe z. Shpetim Peci, prokuror në Prokurorinë Themelore Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për të arritur deri te praktikat më të mira, në aplikimin e metodave për trajtimin e rasteve ku fëmijët paraqiten viktima të dhunës seksuale, për të arritur tek konkluzionet sa më të qarta në interpretimin e dispozitave ligjore të KPK-së, KPPK-së dhe KDM-së, në drejtim të trajtimit të rasteve të tilla duke marr për bazë ndjeshmërinë e veprave penale kundër integritetit seksual sidomos kur fëmijët janë viktima.
Metodologjia e trajnimit është diskutimi interaktiv, me pjesëmarrës në trajnim, pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit, aplikimi i praktikës më të mirë në trajtimin e rasteve kur kemi të bëjmë me fëmijë – viktima të dhunës seksuale.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë, zyrtar nga zyra për mbrojtje dhe ndihmë viktimave, bashkëpunëtorë profesional, hetues nga Inspektorati Policor dhe psikolog.
Postuar më: 23-04-2025