blog-post

Postuar më: 01-10-2024

Veprat penale kundër integritetit seksual, ndjeshmëria e aspekteve psikologjike gjatë trajtimit te fëmijëve – viktima të dhunës seksuale

Më 01 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me QKRMT dhe KOMF, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin “Veprat penale kundër integritetit seksual, ndjeshmëria e aspekteve psikologjike gjatë trajtimit te fëmijëve – viktima të dhunës seksuale”.

Trajnues të angazhuar janë: znj. Albina Shabani Rama, Kryetare në Gjykatën Themelore në Prishinë dhe z. Enis Gashi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Veprat penale nga kapitulli XX i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga të gjitha nivelet, staf administrativ nga prokuroria, zyrtar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Zyrtare Policor.

Shpërndaje :