blog-post

Postuar më: 05-06-2026

Veprat penale kundër jetës dhe trupit – vrasja, vrasja e rëndë dhe vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Më 05 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër Jetës dhe Trupit – vrasja, vrasja e rëndë dhe vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”

Trajnues të angazhuar janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive dhe kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me trajtimin e veprave penale kundër jetës dhe trupit, me fokus të veçantë në vrasjen e rëndë dhe format e privilegjuara të vrasjes.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: gjyqtarë nga niveli themelore nga të gjitha regjionet, prokurorë nga niveli themelore nga te gjitha regjionet , si dhe zyrtarë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :