Veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë-ndërtimi pa leje dhe punimet ndërtimore te kundërligjshme
Më 08 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë: “Veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë-ndërtimi pa leje dhe punimet ndërtimore te kundërligjshme”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Bahri Hyseni, Zëvendëskryeprokuror i Shtetit dhe z. Ersan Qavolli, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale mbi veprat penale që lidhen me ndërtimet pa leje dhe punimet ndërtimore të kundërligjshme, duke trajtuar dallimin ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe penale, si dhe procedurat për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje, përmes analizës së dispozitave ligjore dhe rasteve praktike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike. Përfitues janë: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Postuar më: 08-09-2026