blog-post

Postuar më: 25-11-2025

Veprat penale që përfshijnë dhunën ndaj grave: Ndjekja penale dhe gjykimet e informuara mbi traumën

Më 25-26 Nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës – Projekti Përforcimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – Faza e II-të, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Veprat penale që përfshijnë Dhunën ndaj Grave: Ndjekja penale dhe gjykimet e informuara mbi traumën”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Sulltan Dobraj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, znj. Leonora Kadriu, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe znj. Ariana Qosaj Mustafa, Eksperte vendore e angazhuar nga Këshilli i Evropës.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të kuadrit ligjor mbi ndjekjen penale efektive dhe nxjerrjen e vendimeve të informuara mbi traumën e viktimës, në përputhje me ligjet vendore, standardet ndërkombëtare dhe Strategjinë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave 2022-2026.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar përmes metodave të ligjërimit teorik, praktik dhe të kombinuar si dhe përdorimi i rasteve hipotetike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli themelor si dhe Zyrtar për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave.

Shpërndaje :