Veprat penale të narkotikëve dhe substancave tjera
Më 18 Shkurt 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Veprat penale të narkotikëve dhe substancave tjera”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ersan Qavolli, Prokuror në Prokurorinë Themelore, Pejë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë në parandalimin e përfitimeve të paligjshme dhe forcimi i kapaciteteve hetimore në luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit.
Metodologjia e trajnimit: përdorimi i metodave interaktive, simulim i rasteve, punë në grupe, pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Themelore, prokurorë nga Apeli dhe Prokuroria Themelore, Inspektor dhe Hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Postuar më: 18-02-2026