Viktimat në qendër-Udhëzimet dhe përgjegjësitë për zbatimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale
Më 30 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me NGO INTEGRA, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë: “Viktimat në Qendër-Udhëzimet dhe Përgjegjësitë për Zbatimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim : znj. Sanije Seferi Gashi, Prokurore në Prokurorinë Themelore Pejë dhe z. Enis Gashi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore Gjakovë.
Qëllimi i këtij trajnimi synon që t’i avancojë njohuritë e pjesëmarrësve me njohuri dhe udhëzime praktike mbi zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, me theks të veçantë te qasja e ndjeshme ndaj viktimave.
Metodologjia e trajnimit u zhvillua përmes prezantimeve interaktive, punës në grupe dhe diskutime, simulime të situatave reale, analizë rastesh dhe reflektime personale/profesionale materiale praktike dhe fletë-udhëzime për pjesëmarrësit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtar ligjor dhe Sekretar Juridik nga Gjykatat dhe Prokuroritë.

Postuar më: 30-04-2026