Vizita e Ambasadorit të BE-së në Akademinë e Drejtësisë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, realizoi sot një vizitë në Akademinë e Drejtësisë, ku pati mundësinë të takojë gjyqtarët e rinj që po ndjekin Programin Fillestar. Gjatë takimit, Ambasadori theksoi rëndësinë e rolit të gjyqtarëve të rinj në promovimin e sundimit të ligjit dhe angazhimin e BE-së për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve aktuale. Ai uroi suksese gjyqtarëve të rinj, duke nënvizuar se kontributi i tyre është thelbësor për avancimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Ambasadori theksoi gjithashtu përkushtimin e BE-së për mbështetje në reformat ligjore dhe forcimin e qeverisjes në Kosovë, duke u fokusuar në rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë në procesin gjyqësor.
Drejtori i Akademisë shprehu mirënjohje për ndihmën e BE-së në rritjen e kapaciteteve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë dhe promovimin e standardeve evropiane brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Takimi përfshiu gjithashtu një sesion pyetjesh nga gjyqtarët e rinj, të cilat u fokusuan në vlerësimin e progresit gjyqësor të Kosovës dhe sfidat e vazhdueshme si korrupsioni dhe menaxhimi i rasteve. Në përfundim, Ambasadori përshëndeti gjyqtarët e rinj duke iu uruar atyre suksese në karrierën e tyre, si dhe edhe njëherë theksoi rëndësinë e vendimmarrjes dhe pavarësisë së gjyqësorit si pika kyçe për rritjen e besimit të qytetarëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë.
Postuar më: 24-10-2024