Vizitë e Gjyqtarëve të sapoemëruar në Doganën e Kosovës
Akademia e Drejtësisë sot më 19 shtator 2024, për gjyqtarët e sapoemëruar (gjenerata XI) në kuadër të Programit për Trajnime Fillestare ka realizuar vizitën në Doganën e Republikës së Kosovës. Gjyqtarët e sapo emëruar në kuadër të Programit Fillestar do të realizojnë vizita edhe në Institucione jo gjyqësore.
Qëllimi i vizitës është që gjyqtarët të njihen më për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e Doganës, historikun e zhvillimit të doganës, kompetencat e tyre, si dhe ndërlidhjen e punës së gjyqtarëve me doganën. Objekt i shqyrtimit gjatë trajnimit janë veprat penale doganore, fillimi i procedurës, veprimet hetimore nga policia, mbledhja e provave deri tek kallëzimi penal.
Gjithashtu do të diskutohen edhe veprat penale të krimit të organizuar, kontrabanda e mallrave, mashtrimi i konsumatorëve, dhënja dhe marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare.
Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë interaktive mes pjesëmarrësve dhe trajnuesit të angazhuar nga Dogana, z. Ajet Sejdija.
Përfitues të trajnimit janë Gjyqtarët e sapoemëruar (gjenerata XI).
Postuar më: 19-09-2024