Vizitë e Gjyqtarëve të sapoemëruar në Doganën e Kosovës
Me 12 shtator 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapoemëruar (gjenerata XII) është duke realizuar vizitën në Doganën e Republikës së Kosovës.
Gjyqtarët e sapo emëruar në vazhdën e vizitave në Institucionet jo gjyqësorë sot e vizitojnë Doganën e Kosovës me qëllim të njihen më për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e Doganës, historikun e zhvillimit të doganës, kompetencat e tyre, si dhe ndërlidhjen e punës së gjyqtarëve me doganën.
Gjatë vizitës me karakter trajnues e theks të veçantë janë përmendur veprat penale doganore, fillimi i procedurës, veprimet hetimore nga policia, mbledhja e provave deri tek kallëzimi penal.
Gjithashtu janë diskutuar edhe veprat penale të krimit të organizuar, kontrabanda e mallrave, mashtrimi i konsumatorëve, dhënja dhe marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare.
Trajnimi është zhvilluar në mënyrë interaktive mes pjesëmarrësve dhe trajnuesit të angazhuar nga Dogana, z. Ajet Sejdija.
Përfitues të trajnimit janë Gjyqtarët e sapoemëruar (gjenerata XII).

Postuar më: 12-09-2025