blog-post

Postuar më: 18-07-2025

Vizitë në Agjencia për informim dhe privatësi- Program trajnues në kuadër të trajnimit fillestar në institucionet jo gjyqësore

Më 18 korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit trajnues në institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar, ka realizuar vizitë në “Agjencinë për informim dhe privatësi”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i gjyqtarëve të sapo emëruar lidhur me veprimtarit dhe strukturën ligjore të funksionimit të cilat i kryen ky institucion.

Gjyqtarët patën rastin të informohen rreth kornizës ligjore për mbrojtjen e privatësisë dhe informacionit diskret si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe format e përpunimit të të dhënave personale. Fokusi i kësaj vizite ishte trajtimi i sfidave të këtij institucioni i cili ka për detyrë në mbrojtën e të dhënave shtetërore duke u ballafaquar kështu me kërkesa të ndryshëm si ajo e pushtetit lokal për qasje, duke pasur kështu mundësi për ndryshim asgjësim dhe fshirje të të dhënave personale.

Gjyqtarët e sapo emëruar parashtruan edhe dilemat e tyre rreth qështjeve që i hasin në këtë aspekt, kjo gjë u arrit përmes  formës së bashkëbisedimit me trajnuesen znj. Krenare Sogojeva, Komisionere në Agjencinë për Informim dhe Privatësi e cila ka mbështetur vizitën rreth informacioneve të këtij institucioni.

Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e gjeneratës së dymbëdhjetë.

Shpërndaje :