Vizitë në Agjencia për informim dhe privatësi- Program trajnues në kuadër të trajnimit fillestar në institucionet jo gjyqësore nga gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e XV
Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit trajnues në institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar, është duke realizuar vizitë në “Agjencinë për Informim dhe Privatësi”.
Qëllimi i vizitës është që gjyqtarëve të sapo emëruar tu ofrohet njohuri rreth veprimtarisë, strukturës ligjore dhe funksionit që kryen institucioni. Gjatë vizitës gjyqtarët u përqendruan tek trajtimi i sfidave të këtij institucioni i cili ka për detyrë në mbrojtën e të dhënave shtetërore duke u ballafaquar kështu me kërkesa të ndryshme si ajo e pushtetit lokal për qasje, duke pasur kështu mundësi për ndryshim asgjësim dhe fshirje të të dhënave personale.
Gjyqtarët e sapo emëruar u pritën nga znj. Krenare Sogojeva, Komisionere në Agjencinë për Informim dhe Privatësi e cila ka mbështetur vizitën rreth informacioneve të këtij institucioni
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e gjeneratës së XV.

Postuar më: 16-09-2026