blog-post

Postuar më: 10-06-2026

Vizitë Studimore - Projekti: Qasja e Grave në Drejtësi në Ballkanin Perëndimor

Më 9-10 qershor 2026, mentorët e grupit të dytë të Programit të Mentorimit për Profesionistët Ligjorë mbi Qasjen e Grave në Drejtësi morën pjesë në një vizitë studimore në Madrid, Spanjë.

Vizita studimore, e organizuar nga Ministria e Barazisë e Spanjës, dha një pasqyrë shumë sektoriale mbi qasjen spanjolle në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe sigurimin e barazisë gjinore brenda zinxhirit gjyqësor. Mentorët avancuan njohuritë e tyre rreth trajnimit gjyqësor, rolit të observatorit mbi dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, sistemit në nivel shtetëror për të ndjekur rastet e dhunës me bazë gjinore, si dhe rolin e policisë dhe gjyqtarëve të specializuar për dhunën me bazë gjinore.

Takimet ofruan një mundësi për shkëmbim praktik midis pjesëmarrësve dhe nikoqireve nga Spanja, duke ndarë se si të forcohen më mirë kapacitetet e profesionistëve ligjorë për të adresuar pengesat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në qasjen në drejtësi. Fokus i veçantë iu kushtua atyre që përjetojnë dhunë dhe atyre nga komunitetet e disavantazhuara.

Vizita studimore u organizua në kuadër të programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Horizontal Facility III” dhe veprimit të tij rajonal “Qasja e grave në drejtësi në Ballkanin Perëndimor”, i cili po ndihmon përfituesit në Ballkanin Perëndimor në procesin e forcimit të qasjes në drejtësi për gratë, në përputhje me Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës.

Përfituese ishin mentorët nga të gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor

Shpërndaje :