blog-post

Postuar më: 14-07-2026

Vlerësimi i Nevojave Trajnuese për Programin e Trajnimeve të Vazhdueshme 2027

Akademia e Drejtësisë po organizon Punëtorinë për Vlerësimin e Nevojave Trajnuese për Programin e Trajnimeve të Vazhdueshme 2027

"Reflektim mbi të Arriturat, Sfidat dhe Prioritetet për të Ardhmen"

Kjo punëtori synon të analizojë rezultatet e arritura gjatë zbatimit të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme, të identifikojë sfidat, si dhe të përcaktojë nevojat dhe prioritetet trajnuese që do të shërbejnë si bazë për hartimin e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2027.

Punëtoria do të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe diskutimi ndërmjet akterëve relevantë, me qëllim sigurimin e një procesi gjithëpërfshirës të vlerësimit të nevojave trajnuese dhe zhvillimin e programeve që i përgjigjen kërkesave aktuale dhe sfidave të sistemit të drejtësisë

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :