blog-post

Postuar më: 23-09-2024

Zbatimi i Ligjit me të favorshem, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmerisë, Pjesa e Posacme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kunder integritetit Seksual

Më me date 23 shtator 2024, Akademia e Drejtësisëne bashkepunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën penale me temë “ Zbatimi i Ligjit me të favorshem, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmerisë, Pjesa e Posacme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorine e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me tema të rëndësishme nga fusha e së drejtes penale me theks të vecante Zbatimin i Ligjit më të favorshem, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmerisë, Pjesa e Posacme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokurorite nga te gjitha Regjionet e Kosoves si dhe zyrtar nga Zyra per ndihme juridike falas.

Shpërndaje :