Zbatimi i Ligjit me të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual
Më datë 29 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për zyrtar ligjor ne fushën penale me temë “Zbatimi i Ligjit me të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me tema të rëndësishme nga fusha e së drejtës penale me theks të veçantë Zbatimin i Ligjit më të favorshëm, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmërisë, Pjesa e Posaçme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kundër integritetit Seksual.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Zyrtar ligjor nga SKGJK-ja, Gjykatat dhe Prokuroritë nga te gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 29-07-2026