blog-post

Postuar më: 05-10-2026

Zbatimi i të Drejtave Pronësore Intelektuale, markat tregtare dhe patentat

Më 05-06 Tetor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Zbatimi i të Drejtave Pronësore Intelektuale, markat tregtare dhe patentat”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale dhe znj. Njomëza Zejnullahu, eksperte.

Qëllimi i këtij trajnimi është të fuqizojë kapacitetet e gjyqtarëve dhe profesionistëve të tjerë juridikë në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale, me fokus të veçantë në markat tregtare dhe patentat.

Metodologjia e trajnimi do të aplikohet përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional nga Gjykata Komerciale.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :