Zbatimi i Udhëzueseve për politikën ndëshkimore, unifikimi i praktikës për matjen së dënimit
Më 10 Shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar tryezën me temë “Zbatimi i Udhëzueseve për politikën ndëshkimore, unifikimi i praktikës për matjen së dënimit”.
Trajnues të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Agron Qalaj, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të shtetit dhe znj. Benina Kusari, Specialiste e lartë ligjore, Ambasada e SHBA, Prishtinë.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimi e mirëfilltë të metodave të matjes së dënimit nga të gjithë gjyqtarët, por njëkohësisht që prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave të mund të kontribuojnë në ndriçimin e rrethanave para gjykatës që do të ndikonin për matjen e drejt të dënimit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, Prokurorë nga Prokuroria Themelore dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.
Postuar më: 10-09-2024