1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për teknologji informative janë:
1.1. Ofron mbështetje të TI-së për stafin e Akademisë dhe siguron ofrimin e shërbimeve cilësore të pajisjeve për TI;
1.2. Siguron mirëmbajtjen e duhur të të gjitha pajisjeve të TI-ve në Akademi;
1.3. Zbaton standardet ndërkombëtare të Teknologjisë Informative, legjislacionin e TI-së në Akademi;
1.4. Mirëmban ueb faqen zyrtare dhe rrjetet sociale zyrtare të Akademisë;
1.5. Menaxhimi i infrastrukturës së TIK-ut të Akademisë, duke përfshirë hartimin e specifikimeve teknike dhe mbikëqyrjen e procedurave të furnizimit dhe prokurimit në TIK;
1.6. Mirëmbajtja dhe përmirësimi i harduerit të Akademisë (serverët, LAN, VoIP, Intranet);
1.7. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemeve softuerike (baza e të dhënave, LMS, CMS, ueb-faqja);
1.8. Ofrimi i ndihmës në zyrë për punonjësit dhe trajnerët e Akademisë;
1.9. Ofrimi i mbështetjes teknike dhe udhëzuese për trajnimet dhe publikimet online, duke përfshirë administrimin dhe mbështetjen e përdoruesve;
1.10. Ofrimi i mbështetjes teknike për Departamentin e Programave Trajnuese në funksionimin e mjeteve të TIK për menaxhimin dhe ofrimin e aktiviteteve të trajnimit;
1.11. Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;
1.12. Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të divizionit.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji Informative i raporton Drejtorit të Departamentit për shërbime ligjore dhe të përgjithshme.
3. Numri i të punësuarëve në Divizionin për Teknologji Informative është tre (3).