Divizioni për trajnime të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, avokat shtetëror, avokat dhe profesione tjera të lira

1.      Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për trajnime të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, avokat shtetëror, avokat dhe profesione tjera të lira janë:

 

1.1  Hartimi dhe propozimi i politikave, objektivave dhe strategjive trajnuese lidhur me trajnimet për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, pas koordinimit paraprak të nevojave për trajnime me KGJK-në dhe KPK-në, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

 

1.2  Përgatitja dhe zbatimi  i  programit për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial në koordinim me KGJK dhe KPK-në;

 

1.3  Organizimi i trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial;

 

1.4  Organizimi i trajnimeve të vazhdueshme profesionale për avokat shtetëror, avokat, noter, përmbarues privat, ndërmjetësues, administrator falimentues, si dhe profesione tjera në bazë të vlerësimeve të Akademisë, sipas kërkesave të institucioneve kompetente;


1.5  Mbajtja e evidencës së të dhënave dhe raportimi për trajnimet për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, avokat shtetëror, avokat dhe profesione tjera të lira;


1.6  Koordinimi me njësitë tjera të Akademisë dhe institucionet relevante të sistemit të drejtësisë si dhe institucionet kompetente për profesionet e tjera për zbatimin e trajnimeve;

 

1.7  Menaxhimi dhe administrimi i trajnimit për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive;

 

1.8  Menaxhimi i trajnimeve të organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë si anëtarët dhe stafi i KGJK-së, KPK-së, kryetarët e gjykatave, kryeprokurorët, shefat e departamenteve dhe njësive;

 

1.9  Menaxhimi i trajnimit për profesionet e lira;

 

1.10    Mbështetja e Këshillit Programor në zhvillimin dhe përditësimin e programeve të trajnimit për grupet e synuara;


1.11  Koordinimi dhe mbikqyrja  e zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të trajnuesve të angazhuar në programin për trajnimet për profesionet e lira;

 

1.12    Pjesëmarrja në proceset e vlerësimit të nevojave për trajnim dhe vlerësimit të trajnimit, si dhe në rekomandimin për angazhimin dhe trajnimin e trajnerëve për grupet e synuara;

 

1.13    Përpunimi i planit vjetor të trajnimit dhe kalendarit të aktiviteteve të trajnimit për grupet e tyre përkatëse të synuara, duke përfshirë aspektet e tij financiare;

 

1.14    Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;

 

1.15    Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të divizionit.

 

2.      Udhëheqësi i Divizionit për trajnime të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, avokat shtetëror, avokat dhe profesione tjera të lira i raporton Drejtorit të Departamentit të Programeve Trajnuese.

 

3.      Numri i të punësuarëve në Divizionin për trajnime të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, avokat shtetëror, avokat dhe profesione tjera të lira është tre (3).