Divizioni për analiza, hulumtime, botime dhe trajnues

1.      Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për analiza, hulumtime, botime dhe trajnues janë si në vijim:

 

1.1  Hartimi i politikave, objektivave dhe strategjisë në fushën e analizave, hulumtimeve dhe botimeve;


1.2 Krijon dhe organizon strukturën e nevojshme për ofrimin e literaturës ligjore me qëllim të zhvillimit profesional të sistemit gjyqësor dhe prokurorial;

 

1.3  Realizimi i analizave, hulumtimeve dhe botimeve në përmbushje të mandatit të akademisë;

 

1.4  Sigurimi i burimeve ligjore, në mënyrë elektronike dhe fizike;

 

1.5  Përmbledhja dhe publikimi i dokumenteve të rëndësishme të cilat pasqyrojnë punën e Akademisë;

 

1.6  Zhvillimi i hulumtimeve dhe analizave për nevojat e trajnimeve;

 

1.7  Mbështet organet e Akademisë dhe njësitë organizative rreth përgatitjes së raporteve periodike të punës së tyre;

 

1.8  Mban dhe përpunon të dhëna statistikore dhe harton raporte e statistika sipas nevojës dhe kërkesave;

 

1.9  Zbaton procedurat për menaxhimin dhe administrimin e dokumenteve në lidhje me aktivitetet e trajnimit, kërkimit dhe publikimit të Akademisë;

 

1.10    Kryerja e aktiviteteve analitike dhe kërkimore të Akademisë;

 

1.11    Organizimi i veprimtarive botuese të Akademisë;

 

1.12    Mirëmbajtja dhe përditësimi i bibliotekës së Akademisë, duke përfshirë koleksionin online;

 

1.13    Mbledhja, përpunimi dhe publikimi i statistikave të Akademisë;

 

1.14    Përpunimi i planit vjetor për aktivitetet analitike, kërkimore dhe botuese të Akademisë, duke përfshirë aspektet financiare;

 

1.15    Mbështetja e aktiviteteve trajnuese të Akademisë, duke përfshirë edhe trajnerët e përhershëm;

 

1.16    Pjesëmarrja dhe ofrimi i mbështetjes për vlerësimin e nevojave për trajnim, vlerësimin e trajnimit dhe aktivitete të tjera të Departamentit të Programeve Trajnuese;

 

1.17    Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;

 

1.18    Zhvillimi dhe administrimi i procedurave të rekrutimit për trajner të përkohshëm;

 

1.19     Mbështet koordimin dhe zbatimin e procesit të përzgjedhjes dhe angazhimit të  trajnuesve;

 

1.20    Ofrimi i informatave dhe të dhënave lidhur me procesin e monitorimit të performancës së trajnuesve;

 

1.21    Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të veprimtarive të divizionit.

 

2.      Udhëheqësi i Divizionit për analiza, hulumtime, botime dhe trajnues  i raporton Drejtorit të Departamentit të Programeve Trajnuese.

 

3.      Numri i të punësuarëve në Divizionin për analiza, hulumtime, botime dhe trajnues është pesë (5). 


Udheheqëse e Divizionit  për analiza, hulumtime, botime dhe trajnues është: znj. Luljete Hetemi

Email: luljete.hetemi@rks-gov.net

Tel: 038 200 18 673