Divizioni për shërbime ligjore dhe bashkëpunim ndërinstitucional

 

1.      Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për shërbime ligjore dhe bashkëpunim ndërinstitucional janë:

1.1  Hartimi i legjislacionit primar dhe sekondar në fushëveprimin e Akademisë;

 

1.2  Pjesëmarrja në hartimin e projektligjeve tjera në fushën e drejtësisë kur kjo kërkohet nga Akademia;

 

1.3  Ofrimi i këshillave ligjore, rekomandimeve, udhëzimeve dhe opinioneve të kërkuara nga Drejtori Ekzekutiv dhe zyrtarët e Akademisë;

 

1.4  Bashkëpunimi me Departamentet dhe Divizionet tjerë në lidhje me fushë veprimtarinë e Akademisë;

 

1.5  Bashkëpunimi me institucione të tjera kompetente për krijimin e infrastrukturës ligjore nga fushë veprimtaria e Akademisë;

 

1.6  hartimi i memorandumeve, vendimeve, propozimeve dhe të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori Ekzekutiv;

 

1.7  sigurimi i përmbushjes së detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë;

 

1.8  Harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të Akademisë;

 

1.9  Informon dhe promovon veprimtarinë dhe aktivitetet e Akademisë në spektrin publik;

 

1.10    Organizon konferenca për media dhe përgatit njoftime për shtyp, deklarata, kumtesa, raporte dhe publikime të tjera mediatike;

 

1.11    Ofron përkrahje profesionale për personelin e Akademisë në fushën e komunikimit dhe informimit në prezantimet mediatike;

 

1.12    Përgatit, shpërndan dhe arkivon fotografitë dhe materialet audio-vizuale të aktiviteteve kryesore të Akademisë;

 

1.13    Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Akademisë;

 

1.14    Sigurimi i përmbushjes së detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë;

 

1.15    Ofrimi i këshillave dhe ekspertizës për çështjet ligjore, duke përfshirë hartimin, analizimin dhe/ose komentimin e akteve legjislative dhe nënligjore;

 

1.16    Menaxhimi i komunikimeve të brendshme dhe të jashtme të Akademisë, duke përfshirë faqen e saj të internetit dhe llogaritë e mediave sociale;

 

1.17    Menaxhimi i komunikimit ndërinstitucional, bashkëpunimit ndërkombtar si dhe koordinimit me donator;

 

1.18    Ofrimi i shërbimeve të përkthimeve për aktivitetet e Akademisë;

 

1.19    Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;

 

1.20    Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të divizionit.

 

2.      Udhëheqësi i Divizionit për shërbime ligjore dhe bashkëpunim ndërinstitucional i raporton Drejtorit  të Departamentit për Shërbime Ligjore dhe të Përgjithshme.

 

3.      Numri i të punësuarëve në Divizionin për shërbime ligjore dhe bashkëpunim ndërinstitucional është pesë (5).