Divizioni për teknologji informative

1.    Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për teknologji informative janë:

 

1.1.     Ofron mbështetje të TI-së për stafin e Akademisë dhe siguron ofrimin e shërbimeve cilësore të pajisjeve për TI;

 

1.2.     Siguron mirëmbajtjen e duhur të të gjitha pajisjeve të TI-ve në Akademi;

 

1.3.     Zbaton standardet ndërkombëtare të Teknologjisë Informative, legjislacionin e TI-së në Akademi;

 

1.4.     Mirëmban ueb faqen zyrtare dhe rrjetet sociale zyrtare të Akademisë;

 

1.5.     Menaxhimi i infrastrukturës së TIK-ut të Akademisë, duke përfshirë hartimin e specifikimeve teknike dhe mbikëqyrjen e procedurave të furnizimit dhe prokurimit në TIK;

 

1.6.     Mirëmbajtja dhe përmirësimi i harduerit të Akademisë (serverët, LAN, VoIP, Intranet);

 

1.7.     Mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemeve softuerike (baza e të dhënave, LMS, CMS, ueb-faqja);

 

1.8.     Ofrimi i ndihmës në zyrë për punonjësit dhe trajnerët e Akademisë;

 

1.9.     Ofrimi i mbështetjes teknike dhe udhëzuese për trajnimet dhe publikimet online, duke përfshirë administrimin dhe mbështetjen e përdoruesve;

 

1.10. Ofrimi i mbështetjes teknike për Departamentin e Programave Trajnuese në funksionimin e mjeteve të TIK për menaxhimin dhe ofrimin e aktiviteteve të trajnimit;

 

1.11. Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;

 

1.12. Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të divizionit.

 

2.   Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji Informative i raporton Drejtorit të Departamentit për shërbime ligjore dhe të përgjithshme.

 

3.   Numri i të punësuarëve në Divizionin për Teknologji Informative është tre (3).


Udhëheqës i Divizionit për TI është z. Xhevdet Pllana

Email: xhevdet.pllana@rks-gov.net

Tel: 038 200 18 660