1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për mbështetje administrative dhe logjistikë janë:
1.1. Zbaton procedurat për menaxhimin dhe administrimin e dokumenteve në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të Akademisë;
1.2. Siguron kushte pune dhe akomodimi për stafin e Akademisë;
1.3. Menaxhon inventarin dhe depot e Akademisë;
1.4. Pranon, kontrollon pasuritë, menaxhon stoqet dhe përgatit raportet përkatëse;
1.5. Kryen lëvizjen e pasurisë dhe jep informacionin e duhur në lidhje me lëvizjen e pasurisë, si dhe përgatit dokumentacionin për lëvizjen e pasurisë-tjetërsim;
1.6. Ofron shërbime për nevojat e Akademisë për inventar, mallra dhe pajisje të tjera zyre për punë;
1.7. Siguron ofrimin e shërbimeve të transportit dhe menaxhon mjetet e Akademisë dhe ato që janë në përdorim;
1.8. Ofron mbështetje logjistike për organizimin e takimeve të stafit të Akademisë;
1.9. Ofron shërbime logjistike për personelin dhe nevojat e institucionit;
1.10.Ofron shërbim sekretarie për departamentet dhe divizionet e tjera në Akademi;
1.11.Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;
1.12. Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të divizionit.
2. Udhëheqësi i Divizionit për mbështetje administrative dhe logjistikë i raporton Drejtorit të Departamentit për shërbime ligjore dhe të përgjithshme.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për mbështetje administrative dhe logjistikë është katër (4).