Divizioni për trajnime të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit

1.      Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për trajnime të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit janë si në vijim:

 

1.1  Hartimi dhe propozimi i politikave, objektivave dhe strategjive trajnuese lidhur me nevojat për trajnime të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit;

 

1.2  Përgatitja dhe zbatimi i programit për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit;


1.3  Organizimi i trajnimeve të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit;


1.4  Mbajtja e evidencës së të dhënave dhe raportimi për trajnimet e vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit;


1.5  Koordinimi me njësitë tjera të Akademisë dhe institucionet relevante të sistemit të drejtësisë për zbatimin e trajnimeve të vazhdueshme;

 

1.6  Menaxhimi i trajnimeve të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë;

 

1.7  Menaxhimi i trajnimeve për bashkëpunëtorët profesional;

 

1.8  Mbështetja e Këshillit Programor në zhvillimin dhe përditësimin e programeve të trajnimit për trajnime të vazhdueshme për gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional;

 

1.9  Koordinimi dhe mbikqyrja e zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të trajnuesve të angazhuar në programin për trajnimin e vazhdueshëm;

 

1.10       Pjesëmarrja në proceset e vlerësimit të nevojave për trajnim dhe vlerësimit të trajnimit, si dhe në rekomandimin për angazhim të trajnuesve dhe trajnimin e trajnerëve për trajnim të vazhdueshëm;

 

1.11    Përpunimi i planit vjetor të trajnimit dhe kalendarit të aktiviteteve të trajnimit për trajnime të vazhdueshme për gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional, duke përfshirë aspektet e tij financiare;

 

1.12    Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;

 

1.13    Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të veprimtarive të divizionit.

 

2.      Udhëheqësi i Divizionit për trajnime të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit i raporton Drejtorit të Departamenit të Programeve Trajnuese.

 

3.      Numri i të punësuarve në Divizionin për trajnime të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokuror të shtetit është tre (4). 


Udheheqëse e Divizionit  për Trajnime t vazhdueshme për gjyqtarë dhe Prokurorë të shtetit është: znj. Melihate Rama

Email: melihate.rama@rks-gov.net

Tel: 038 200 18 667