Divizioni për trajnimin fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit

1.                  Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për trajnimin fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit janë:

                   1.1              Hartimi dhe propozimi i politikave, objektivave dhe strategjive trajnuese lidhur me nevojat për trajnime fillestare të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit;

             1.2              Përgatitja dhe zbatimi i  programit për trajnime fillestare të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit;

             1.3              Organizimi i trajnimeve fillestare për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit;

             1.4              Mbajtja e evidencës së të dhënave dhe raportimi për trajnime fillestare të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit;

             1.5              Koordinimi me njësitë e tjera të Akademisë si dhe me institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë për zbatimin e trajnimit fillestar;

             1.6              Menaxhimi i trajnimit fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (pjesën teorike dhe praktike të trajnimit);

             1.7              Menaxhimi i trajnimit të detyrueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas vendimit të KGJK-së dhe KPK-së;

             1.8              Mbështetja e Këshillit Programor në zhvillimin dhe përditësimin e programeve të trajnimit për trajnimin fillestar dhe të detyrueshëm;

             1.9              Koordinimi dhe mbikqyrja  e zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të trajnuesve të angazhuar në programin për trajnimin fillestar;

             1.10          Pjesëmarrja në proceset e vlerësimit të nevojave për trajnim dhe vlerësimit të trajnimit, si dhe në rekomandimin për angazhim të trajnuesve për trajnimin fillestar dhe të detyrueshëm;

             1.11          Zhvillimi dhe monitorimi i përputhjes me standardet e metodologjisë së trajnimit për Akademinë e Drejtësisë;

             1.12          Kryerja e Trajnimeve të Trajnuesve dhe Mentorëve për Akademinë e Drejtësisë;

             1.13          Përpunimi i planit vjetor të trajnimit dhe kalendarit të aktiviteteve të trajnimit për trajnimin fillestar dhe të detyrueshëm, duke përfshirë aspektet e tij financiare;

            1.14          Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;

            1.15          Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të divizionit.

2.                  Udhëheqësi i Divizionit për trajnimin fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit i raporton Drejtorit të Departamentit të Programeve Trajnuese.

3.                  Numri i të punësuarëve në Divizionin për trajnimin fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit është tre (3). 

 Udheheqëse e Divizionit  për Trajnimin Fillestar të gjyqëtarëve dhe prokurorëve të shtetit është: znj. Valmira Pefqeli

Email: valmira.pefqeli@rks-gov.net

Tel: 038 200 18 668