Vesti i događaji - Arhiva

15-07-2022

Tryezë veprat penale kundër integritetit seksual

Me 15 Korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm është duke e realizuar tryezën me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual”.

Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës  dhe z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Qëllimi kryesor i tryezës së diskutimeve ishte shqyrtimi i çështjeve aktuale që po paraqiten në lidhje veprat penale kundër integritetit seksual, për të eliminuar dilemat në interpretimin e  dispozitave  ligjore sa i përket këtyre veprave penale.

Gjithashtu kjo tryezë kishte për synim trajtimin e çështjeve aktuale nga praktika gjyqësore dhe harmonizimin dhe unifikimin e mendimeve që kanë të bëjnë lidhur me procedurën penale  kur kryerësi është i rritur si dhe analizimin e formave të paraqitjes së dhunimit dhe veprave tjera të ngjashme  lidhur me integritetin seksual duke elaboruar se  cilat janë elementet dhe karakteristikat e veprave penale kundër integritetit seksual.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfituesit e këtij  trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore, prokurorët e prokurorive themelore dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Objavi :