Më 19 korrik 2022, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Ligji për kundërvajtje ”, në mbështetje të trajnueses znj. Biljana Rexhiq trajnuese në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: E Drejta e kundërvajtjes, vepra e kundërvajtjes, fillimi dhe zhvillimi i procedurës së kundërvajtjes dhe vendimi sipas kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
19-07-2022