Vesti i događaji - Arhiva

06-02-2012

PVAL dhe PTA Trajnim-civile E drejta evropiane në praktikë - Hyrje dhe përqendrim në të drejtën civile IGJK/Twinning

 

Më 06 deri 10 shkurt 2012, IGJK në kuadër të programit të vazhdueshëm për arsimimin ligjorë dhe atij për avancim, në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit (EU-LER), mbajti një trajnim pesëditor me temë: “E drejta evropiane në praktikë-Hyrje dhe përqendrim në të drejtën civile”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve të gjyqtarëve lidhur me të drejtën e BE si dhe strukturën e saj organizative, me theks të veçantë në fushën civile.

Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin:

• Njohja  dhe interpretimi i të drejtës së BE-së dhe burimeve të sajë;
• Dallimi i rolit të institucioneve të Bashkimit Evropian, Këshillit Evropian dhe Këshillit të Evropës;
• Kuptimi i rolit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luxemburg;
• Shpjegimi i rolit dhe funksionit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
• Dallimi në mes Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luxemburg dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
• Interpretimi i rregulloreve dhe direktivave evropiane dhe ndikimi në ligjet vendore.
• Përdorimi i rasteve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luxemburg në praktikën vendore.

Në këtë trajnim u trajtuan çështjet lidhur me të drejtën e BE-së, historikun dhe parimet e saj, strukturën organizative të BE-së, lidhja ne mes të drejtës së BE-së dhe KEDNJ, Gjykata e Drejtësisë e BE-së si dhe u demonstruan raste nga praktika gjyqësore e kësaj gjykate dhe gjykatave nacionale. Ky trajnim u realizua nga trajnues ndërkombëtar dhe vendor të përgatitur për të realizuar trajnimet nga e drejta e BE-së. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga lëmia civile të të gjitha niveleve, gjyqtarët për kundërvajtje, si dhe gjyqtarët që për herë të parë e ushtrojnë funksioni e tyre dhe ata që janë avancuar në funksion. 

 

 

 

Objavi :