Vesti i događaji - Arhiva

04-12-2012

Trajnim: “Procedura në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”

Më 04 dhjetor 2012, IGJK në bashkëpunim me GIZ ka mbajtur tryezën e punës me temë “Procedura në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”. 

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

•    interpretojnë procedurat për paraqitjen e kërkesave pranë Gjykatës Kushtetuese dhe parimet-rregullat procedurale në punën e Gjykatës Kushtetuese,
•    dallojnë palët në procedurën që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të veçojnë karakteristikat e procedurave të veçanta për paraqitjen e kërkesës në Gjykatën Kushtuese. 
•    aplikojnë drejtë dispozitat kushtetuese lidhur me çështje që gjykatat e rregullta mund t’i referohen Gjykatës Kushtetuese.
•    zbatojnë drejtë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe interpretojnë saktë efektin e vendimeve të saja.
•    interpretojnë drejtë praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe reflektimet e saja në sistemin gjyqësor në Kosovë.

Gjate këtij trajnimi u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me procedurën në Gjykatën Kushtetuese, nxjerrjen e vendimeve dhe efektet e tyre si dhe mënyrat e zbatimit të tyre. Gjithanshëm u trajtuan edhe reflektimet e praktikës gjyqësore të Strasburgut në gjyqësinë kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe gjyqësinë e rregullt.

Me interes të veçante për pjesëmarrësit ishin sqarimet e ekspertëve lidhur me efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyrat e zbatimit të tyre.  Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.
 

Objavi :