Vesti i događaji - Arhiva

04-12-2012

PVAL Trajnim: Ligji mbi Administratën Tatimore

Më 3 dhe 4 dhjetor 2012, IGJK në bashkëpunim me USAID/DELOITTE ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia tatimeve dhe shkeljeve tatimore.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njihen me kodin doganor, dallojnë se si bëhet vlerësimi doganor i mallrave dhe identifikojnë rastet e shkeljeve  doganore.

Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me obligimin doganor që kanë personat fizik dhe personat juridik të cilit janë të obliguar që të paguajnë doganën për mallrat e importuara, e cila bëhet në bazë të metodave të përcaktuar me Kodin Doganor. Gjithashtu u trajtuan edhe çështjet lidhur me të drejtat e tatimpaguesit, kontestet tatimore dhe procedurën e ankimit, si dhe marrëdhëniet në mes të ATK dhe gjykatës. Trajnimit u përshkua edhe me raste nga  praktika si dhe u shkëmbyen përvojat me qëllim të thellimit të njohurive që kanë të bëjnë me çështjet doganore.
Përfitues të këtij  trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha  regjionet e Kosovës.

Objavi :