Më 22-23 nëntor 2012 IGJK në bashkëpunim me USAID/DELOITTE vet ka realizuar një trajnim lidhur me Ligjin për Administratën Tatimore.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:
- të njohin legjislacionin mbi tatimet,
- të dallojnë obligimet tatimore,
- të verifikojnë përmbushjen e obligimeve tatimore,
- të identifikojnë shkeljet tatimore.
Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me tatimpaguesit dhe obligimin e tyre ligjor për të mbajtur librat dhe regjistrat në pajtim me legjislacionin mbi tatimin, mbajtjen e regjistrave të llogarive me shkrim ose në formë elektronike për tatimin e mbajtur nga paga dhe obligimin për mbajtjen e librave dhe regjistrave për një afat së paku 6 vjet.
Gjatë trajnimit gjithashtu u diskutuan raste praktike dhe u shkëmbyen përvoja me qëllim të thellimit të njohurive që kanë të bëjnë me çështjet tatimore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet e Kosovës të cilët do të gjykojnë çështjet e kësaj natyre.
23-11-2012