Vesti i događaji - Arhiva

17-11-2012

PVAL Seminar: Kodi Penal i Republikës së Kosovës- Plotësimet dhe ndryshimet

Më 17 nëntor 2012, IGJK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Departamentin e Drejtësisë/Zyrën Tejoqeanike për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim të Prokurorëve, realizoi një seminar lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij seminari ishte njohja me plotësimet dhe ndryshimet e përgjithshme të kodit të  ri penal dhe krahasimi i dispozitave të kodit aktual me kodin e ri penal.

Kodi i ri penal parasheh një numër të veprave të reja penale si dhe dënime më të larta. Andaj, gjatë këtij trajnimi u prezantuan plotësimet dhe ndryshimet e pësuara me kodin e ri penal sipas kapitujve dhe instituteve të reja, të përfshira si në pjesën e përgjithshme dhe të veçantë.

Në trajnim u diskutua edhe për kapitullin tre dhe shtatë që kanë të bëjnë me dënimet dhe konfiskimin, kapituj këta që përmbajnë dispozita me të cilat u jepen autorizime më të gjëra organeve përkatëse të zbatimit të ligjit. Gjithashtu, u prezantuan dallimet kryesore, mënyra e interpretimit dhe zbatimit të këtyre dispozitave të reja ligjore në praktikën gjyqësore.

Përfitues te këtij trajnimi ishin gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe zyrtarët policorë nga regjioni i Prishtinës.
 

Objavi :