Vesti i događaji - Arhiva

16-01-2012

PVAL E Drejta Evropiane në praktikë: Hyrje dhe Përqendrim në të drejtën penale IGJK/ Twinning

 

 

Më  16 deri 20  janar 2012, IGJK në bashkëpunim më Programin e Binjakëzimit (EU-LER),  ka realizuar një trajnim pesë ditor nga lëmia penale  me temën e lartpërmendur.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me të drejtën e BE-së. 

Objektivat  kryesore të këtij trajnimi ishin:

-Identifikimi i burimeve të së  Drejtës Evropiane;

-Analizimi i katër lirive themelore të  Bashkimit Evropian ;

Njohja me praktikën e Gjykatës Evropiane (përbërja dhe juridiksioni i saj);

Disa nga çështjet të cilat u diskutuan kishin në fokus strukturën organizative dhe funksionimi e institucioneve të BE, njohjen me aktet e BE-së siç janë rregulloret, direktivat  dhe vendimet si akte obliguese për shtetet anëtare të BE-së dhe rregullorja si vetmi burim juridik i përgjithshëm nga kategoria e ashtuquajturës Legjistlacioni i dytë i BE-së. 

Gjithashtu, në kuadër të trajnimit në fokus ishin edhe temat e specializuara si: fushëveprimi i bashkëpunimit gjyqësor që ka të bëjë me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosja e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. 

E veçantë për këtë trajnim pesë ditor ishte se prezantimi i temave është shoqëruar vazhdimisht me shembuj dhe raste nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet të të gjitha regjioneve të Kosovës.

 

 

 

Objavi :