Vesti i događaji - Arhiva

23-10-2012

Vizitë studimore në institucionet gjyqësore në Karlsruhe dhe Shtutgart të Gjermanisë

Një delegacion në përbërje të z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të IGJK-së, z. Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit dhe Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarë e prokurorë dhe zyrtarë të IGJK-së, që nga data 22 tetor janë duke realizuar një vizitë tre ditore në institucionet gjyqësore e prokuroriale në Karlsruhe dhe Shtutgart të Gjermanisë.   

Delegacioni do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të Gjykatës Federale të Gjermanisë, Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Baden Wurtembergut, Gjykatës së Lartë Republikane dhe Gjykatave Komunale në të cilat do të diskutohen sistemi dhe praktikat gjermane në arsimimin ligjor të gjyqtarëve e prokurorëve, me theks të veçantë në trajnimin praktik të kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë si dhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit reciprok në fushën e atsimimit ligjor për gjyqtarë e prokurorë.

Kjo vizitë studimore është realizuar me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ).

Objavi :