Vesti i događaji - Arhiva

18-09-2012

PVAL Tryeza e Punës: Moduli Krimet e Rënda

Më 17 dhe 18 shtator 2012, IGJK në kuadër të fushëveprimit të vet ka realizuar sesionin e parë trajnues nga lëmia penale ku janë diskuar temat e modulit Krimet e Rënda”. 

Si rezultat i këtij trajnimi synohet që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:

- identifikojnë karakteristikat e krimeve të rënda; 
- njihen me  dispozitat ligjore të cilat sipas kodit të ri penal kanë të bëjnë me krimet e rënda;
- zbatojnë dispozitat që kanë të bëjnë me gjykimin dhe dënimin veprave penale të klasifikuara si krime të rënda; 

Ky trajnim dy ditorë i paraprinë përgatitjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me të gjitha veprimet inkriminuese të cilësuara si krime të rënda. Gjatë këtij trajnimi iu bë vështrim analitik veprave penale si: Sulmi kundër rendit juridik të Kosovës, terrorizmi, nxitja e urrejtjes dhe përçarjes ose mos durimit racor, fetar  dhe etnik. Gjithashtu, vëmendje iu kushtua veprave penale kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së përgjithshme dhe pronës. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe regjionet e  Kosovës. 

Objavi :