Më 14 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Zbatimi i nenit 2 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Islam Sllamniku, trajnues gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi dhe thellimi i njohurive për të drejtën e jetës dhe zbërthimin e interpretimit të gjerë të mbrojtjes së të drejtës në jetë.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunëtorët profesional.
14-09-2022