Vesti i događaji - Arhiva

16-09-2022

Moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, tema: Sekustrimi i pëkohëshëm

Më 16 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e katërt trajnues nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Bazat themelore për sekuestrim dhe procedura /si prove, si mundësi dhe si dobi, Sendet që nuk mund të sekuestrohen përkohësisht, Kuptimi i sekuestrimit dhe konfiskimit si dy forma të marrjes së pasurisë së përfituar me vepër penale, Baza juridike për marrje të pasurisë së përfituar me vepër penale, baza juridike në legjislacioni tonë për sekuestrim dhe konfisikim, hapat për marrjen e pasurisë së përfituar me vepër penale, mjetet për identifikim të përdorura nga hetuesi dhe prokurori dhe mënyra e sekuestrimit gjatë kontrollit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Objavi :