Vesti i događaji - Arhiva

26-09-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, tema: Veprat penale kundër ekonomisë

Më 26 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: mashtrimi i konsumatorëve, tregtia e ndaluar, shmangia nga tatimi, pranimi i ryshfetit në sektorin privat, kontrabandimi i mallrave dhe  shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapoemëruar.

Objavi :