Vesti i događaji - Arhiva

04-10-2022

Akademia e Drejtësisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë

Me datë 04 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Memorandumi i Bashkëpunimit, i nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i AD-së, z.Enver Fejzullahu dhe Drejtori Ekzekutiv i FDHK-së, z. Bekim Blakaj, ka për qëllim bashkëpunimin mes Akademisë së Drejtësisë dhe Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) në organizimin e trajnimeve në fushën e krimeve të luftës dhe organizimeve të tjera të ngjashme që lidhen me ngritjen e kapaciteteve të personelit gjyqësor, që merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Me këtë rast, z.Fejzullahu dhe z. Blakaj u zotuan se të dyja palët do të koordinojnë së bashku aktivitetet me interes të përbashkët, të cilat do të zbatohen në mirëkuptim reciprok dhe në përputhje me rregulloret dhe politikat e të dyja palëve.

Objavi :