Vesti i događaji - Arhiva

11-10-2022

Krimet e Luftës

Më 11 -12 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Humantirian Law Center Kosovo, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Krimet luftës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Jasmina Dolmagić, Prokurore nga Kroacia

znj. Drita Hajdari, Prokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës,  z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë,  z. Amer Alija, Koordinator dhe Analist ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK).

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me legjislacionin penal në tërësi në Kosovë i cili trajton veprat penale të  krimeve te luftës, e po ashtu edhe legjislacionin penal në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale apo ligjin më të favorshëm  për kryerësit e kësaj vepre penale. Në këtë trajnim nga prokurorja e Kroacisë u elaboruan në mënyrë të hollësishme përvojat e shtetit të Kroacisë në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në mungesë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga Gjykata Supreme e Kosovës, Gjyqtar nga Gjykata Themelore Departamenti Special, Prokuror nga Prokuroria Speciale, si dhe bashkëpunëtor profesional nga  Prokuroria Speciale.

Objavi :