Vesti i događaji - Arhiva

20-03-2012

Krimi i Organizuar - PTA dhe PVAL

Krimi i Organizuar - PTA dhe PVAL

Me 20 dhe 21 mars 2012, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim dhe Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor është realizuar sesioni i përbashkët i radhës me temë: “ Krimi i Organizuar”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar, ndërkaq si objektivë e këtij trajnimi ishin që përfituesit i këtyre sesioneve të:

• kuptojnë karakteristikat e krimit të organizuar 
• identifikojnë llojet e krimeve që hyjnë në kategorinë e veprave të krimit të organizuar,
• njohin elementet e veprës së trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me emigrantë, narkotikë dhe substanca psikotrope dhe veprave tjera të pastrimit të parave dhe ekonomisë joformale,
• të bëjnë dallimin e këtyre veprave penale me veprat tjera që kanë ngjashmëri dhe
• njohin në praktikë masat për luftimin e krimit të organizuar.

Çështjet të cilat janë përfshirë për diskutim në ditën e parë të këtij trajnimi janë: trafikimi me njerëz, trafikimi me narkotikë të rrezikshëm dhe substanca psikotrope, korrupsioni si pjesë e krimit të organizuar, ekonomia joformale dhe pastrimi i parave. Përfituesit e këtij trajnimi patën rastin që të njihen edhe me planin dhe strategjinë e veprimit për luftimin e këtyre veprave që janë pjesë e krimit të organizuar.

Gjatë trajnimit u dhanë sqarime edhe sa i përket elementeve të veçanta që duhet të përbëjnë veprat penale që janë pjesë e krimit të organizuar, karakteristikat e tyre dhe qëllimi që dëshirohet të arrihet përmes trajtimit të tyre.

Në ditën e dytë të trajnimit në  fokus të trajtimit ishin masat për luftimin e këtyre veprave si: masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët bashkëpunues si dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë. Me këtë rast u prezantuan rastet kur mund të bëhet kërkesa për këto masa, kush duhet t’i bëjë, cilat masa mund të lëshohen me urdhrin e prokurorit dhe cilat masa nuk mund të lëshohen pa urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjithashtu u dhanë sqarime edhe sa i përket kohëzgjatjes së këtyre masave, llojet dhe kategoritë e dëshmitarëve dhe shembuj nga praktika gjyqësore me rastin e zbatimit të këtyre masave.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e Kosovës.

Objavi :